fbpx

5 fakte që nuk i dinit për perandorinë e Persëve

  1. ATA PERDORNIN MACE PER TE FITUAR NJE BETEJE

Legjenda thotë se gjatë pushtimit të Egjiptit, Mbreti Kambisi II përdori një teknikë të mençur të betejës. Duke ditur se macet ishin të shenjta për egjiptianët, ai detyroi ushtarët e tij të merrnin me vete mace në fushëbetejë. Egjiptianët nuk i sulmonin kafshët, kështu që Persia doli fituese nga beteja.

2. MBRETERIT PERSE VRITESHIN SHPESH

Një seri vrasjesh ndodhën në fronin e Persëve. Pasi Kserksi I u vra, Kserksi II sundoi për 45 ditë, para se të vritej prej gjysmë vëllait të tij, i cili më pas u përmbys nga gjysmë vëllai i tij, Dari II. Artakserksi III e mori fronin duke vrarë familjen e të vëllait, por u vra prej konsullit të tij, Bagoas, i cili nga ana e vet u vra prej Darit III, që sundoi për pak kohë, para se të vritej prej kushëririt.

3. ATA KISHIN ROJE RRUGESH

Rruga Mbretërore apo Autostrada e Mbretit shtrihej për 2698 kilometra nga kryeqyteti i Susas, deri në Sardis, në Turqinë Perëndimore. Ky sistem kompleks rrugësh ishte shumë i përparuar, me patrullime kundër banditëve, stacione pushimi me kuaj të freskët dhe çisterna nëntokësore me ujë. Perandoria e Persisë ishte një prej të parave që përdori kuajt për komunikim dhe transport.

4. KISHTE SISTEMIN ME TE PERPARUAR TE RREGULLIT

Ndonëse sundimtarët persë ishin autoriteti i vetëm me titullin “mbret i mbretërve”, perandoria e madhe ishte e ndarë në 20 provinca, secila prej të cilave sundohej nga një guvernator që quhej satrap. Mbreti dërgonte gjithashtu “veshët e mbretit”, që ishin spiunë specialë mbretërorë, për të monitoruar në fshehtësi satrapët, për të raportuar dhe për të siguruar që ata po bënin punën e tyre, dhe nuk po bëheshin më të pushtetshëm se sa duhej.

5. LIRIA FETARE

Ndonëse kishte një fe qendrore perse – Zoroastrianizmi – shumë mbretër persë kishin një politikë të hapur, ku cilido lejohej që të adhuronte cilëndo perëndi që ndiqte, si dhe të vazhdonin zakonet e veta. Kjo bëri që perandoria të lëvdohej prej hebrenjve, që u lejuan të rikthehen në Izrael pasi persët mundën babilonasit, aty ku shumë pers ishin mbajtur robër, shkruan Bota..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button