Ambasada amerikane në Prishtinë bën thirrje për kujdes gjatë Pashkëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes faqes zyrtare, ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare (Festën e Pashkëve) dhe gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, thuhet në sugjerimin që Ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

Aty këshillohen qytetarët amerikan që të mbajnë në nivel të lartë të vigjilencës dhe të ndërmerrin hapat e duhur për të rritur sigurinë personale.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se po i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar siguri në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button