fbpx

Kosovë, kallëzim penal ndaj gazetarit për raportim të rremë

Zyra për Informim e Rajonit të Mitrovicës ka njoftuar është inicuar kallëzim penal ndaj gazetarit nga Mitrovica, Musa Mustafa i cili dy ditë më parë ka raportuar se është kërcënuar përmes një SMS në gjuhën serbe.

“Hetuesit policorë mbi provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Mustafa dy ditë më parë ka raportuar se është kërcënuar përmes një mesazhi me përmbajtje kërcënuese të shkruar në gjuhën serbe.

“Hetimet për rastin janë zhvilluar nga hetuesit policorë nën autorizimin e  prokurorit, ku pas një hetimi të mirëfilltë të bazuar në prova tjera të siguruara, në konsultim me prokurorin, bëhet e ditur se rasti i raportuar si kanosje ndaj gazetarit nuk ka elemente të kanosjes”, thuhet më tutje në njoftim.

Vetë gazetari nuk ka qenë i qasshëm në telefon në përpjekjet e KALLXO.com për ta kontaktuar.

Për kërcënimin të cilin Mustafa, kryeredaktor i portalit Infojeta, tha se e mori para dy ditëve ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button