Malala merr shtetësinë e nderit të Kanadasë

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, mori shtetësinë e nderit të Kanadasë dhe u bë personi më i ri që iu drejtua parlamentit të këtij vendi, transmeton REL.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i dha asaj certifikatën e shtetësisë.

Malala është personi i gjashtë që merr këtë nder.

“Malala, historia jote është një frymëzim për të gjithë ne”, tha Trudeau.

Në vitin 2012, aktivistja pakistaneze ka qenë 15 vjeçe kur është plagosur nga militantët talibanë.

Ajo ka qenë shënjestër për shkak të aktiviteteve për arsimimin e vajzave.

Malala është sot aktiviste globale për të drejtat e grave.

Në Kanada, ajo falënderoi autoritetet për mirëpritjen e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button