Autobusi përplaset me një veturë, lëndohen dy udhëtar

Dy  persona janë lënduar në një aksident rrugor i cili ndodhi sot rreth pasdites në rrugën “Boris Trajkovski” në afërsi të fabrikës “OHIS” midis autobusit të NQP Shkup me numër 41 dhe një automjet transporti të NP “Higjiena Komunale”, transmeton MIA.

Siç njoftoi MPB, të lënduarit u transportuan në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku janë konstatuar lëndime trupore, iu dha ndihmë shëndetësore dhe më pas janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Rastin në polici në orën 12:27 minuta e denoncoi shoferi i autobusit me targa të Shkupit.

Siç njoftoi NQP Shkup, autobusi  i ndërmarrjes ka dëmtime të dukshme në shkallët anësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button