Shahpaska: Janë shkurtuar mjetet për insulinë

Deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpaska sot theksoi se Qeveria me autorizime teknike ka marrë vendim të shkurtojë mjete për insulinë në vlerë prej 62 milionë denarë.

“Kjo është për 10 për qind më pak mjete për 40.000 pacientë në terapi me insulinë, 40.000 pacientë janë në rrezik për infarkte, sulme në tru, verbërim dhe amputime. Prej tyre 600 janë fëmijë deri 14 vjet, jeta e të cilëve është drejtpërdrejtë e varur nga insulina. Pacientët në terapi insuline deri tani janë ballafaquar me gjilpëra jocilësore dhe aparate jocilësore për matjen e sheqerit në gjak, ndërsa tani mbeten edhe me më pak mjete financiare”, theksoi Shahpaska.

Theksoi se kanë shkurtuar edhe 36 milionë denarë për blerjen e vaksinave, ndërsa nuk janë kursyer as personat me sëmundje të rralla për të të cilët janë shkurtuar 40 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button