Aksident në Ohër, humb jetën një 26-vjeçar

Një 26-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në Ohër.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes në orën 6, në rrugën “Pitu Guli”. Aksidenti ndodhi si pasojë humbjes së kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe është përplasur me një pemë në krah të rrugës ku po udhëtonte. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe i riu ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Rrethanat për të cilën ndodhi aksidenti do t’i tregojë ekspertiza teknike e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button