Vuçiq: Zgjidhja e problemit në Maqedoni me rëndësi kyçe për rajonin

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe senatori amerikan Xhon MekKejn sot në Beograd kanë biseduar për gjendjen në Maqedoni dhe rajon.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, Vuçiq ka theksuar se zgjidhja e problemit në Maqedoni është me rëndësi kyçe për rajonin, transmeton MIA.

“Për stabilitetin dhe paqen në rajon është shumë e rëndësishme që në mënyrë paqësore të zgjidhet problemi me formimin e qeverisë në Maqedoni. Bisedove për iniciativën tonë sa më shpejtë të vazhdojë dialogu me shqiptarët në Bruksel dhe se pozitivisht do të ndikojmë në gjendjen në rajon dhe ndërtimin e mënyrës më të mirë të mundur të marrëdhënieve me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, për shkak se stabiliteti në rajon është me rëndësi të posaçme për ne”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri serb ka theksuar se me rëndësi esenciale për të gjithë në Ballkanin Perëndimor është që të zgjidhet problemi në Maqedoni dhe ka shtuar se shpreson se me respektimin e ligjeve të Maqedonisë do të zgjidhet problemi në mënyrë të qetë.

“Kjo për ne është me rëndësi të madhe. Nëse kemi shqiptarë të pakënaqur nga gjendja në Maqedoni mundet që problemi nga atje të bartet tek ne dhe të kemi probleme në jugun e Serbisë. Në qoftë se, madje, vjen deri në përleshje midismaqedonase, që askush nuk e dëshiron, do të shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë ne”, ka potencuar Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button