Përleshje e armatosur në Hasanbeg, plagoset pjesëtari i DSK-së

Përledhje e armatosur ka ndodhur të shtunën në lagjen Hasanbeg të Shkupit në të cilën është lënduar pjesëtari i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), njofton Portalb.mk.

Incidenti ka ndodhur në rrugën kryesore “Alija Avdoviq” në vendin ku komunikacioni ka qenë i ndërprerë për shkak të punimeve ndërtimore. Personi i panjohur ka dalë nga vetura Pasat duke shkuar në drejtim të veturës Golf ku pasi është afruar ka filluar të gjuajë me armë. I lënduari, sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), punon në DSK dhe është goditur me plumb në krahun e majtë. Pas gjuajtjes me armë, sulmuesi ka ikur.

Policia tashmë ka informata për identitetin e personit që u sulmua dhe i cili e paraqiti rastin në polici. Denoncuesi i rastit ka treguar se gjuajtësi në fillim ka dashur të sulmojë vëllaun e tij por më pas ka lënduar personin tjetër që kanë qenë bashkë në veturë.

I lënduari në bisedë policiore ka treguar se aryeja e incidentit ka qenë prishja e raporteve.

Nga MPB-ja për TV Telma kanë treguar se sulmuesi ka mbajtur armë automatike e cila nuk mund të blehet dhe për të cilën nuk mund të merret leje lehtë. Në vend janë gjetur 10 gëzhoja të plumbave.

Pasdite asnjë nga banorët e lagjes në fjalë nuk deshën të komentojnë rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button