fbpx

Maqedoni, shtetasit turq votojnë për ndryshimet kushtetuese në Turqi

Shtetasit e Turqisë në Maqedoni sot në mëngjes filluan të votojnë për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Republikë së Turqisë në Shkup në orën 09.00. Votën e parë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Kara, në deklaratën e saj për gazetarët, tha se dëshiron që referendumi t’i sjellë gjëra të bukura Turqisë.

Ajo duke theksuar se në Ambasadën e Turqisë gjenden dy kuti të votimit, tha se “Numri i votuesve është 2.422. Kemi shënuar një rritje të vogël nga zgjedhjet e kaluara. Dëshira jonë është që t’i mundësojmë të gjithë qytetarëve tanë të përdorin këtu të drejtën demokratike të tyre”.

Ambasadorja Kara më tej duke theksuar se qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin e votuesve jashtë vendit do të mund të votojnë në ambasada, tha se me këtë i është siguruar lehtësi votuesve.

Ndërsa Mehmet Akif Ağırman, qytetar nga Turqia, tha se ka patur nderin si qytetar i Turqisë të votojë jashtë vendit.

Procesi i votimit në ambasadën në Maqedoni do të vazhdojë edhe nesër. Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 21.00 në ambasadën në Shkup.

Ndërkohë, shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë do të mund të votojnë nesër, më 9 prill, në ambasadat e Turqisë në Tiranë dhe Prishtinë dhe kryekonsullatën në Prizren mes orës 09.00-21.00.

Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahen më 16 pr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button