fbpx

Kovaçevski: Tender i ri prej 5 milion euro i jepet firmës së afërt me Mijallkovin

Përderisa Gruevski mendon skenarë të dhunshme dhe dëshiron të bëjë ndarjen e qytetarëve, më 2 mars të këtij viti është lidhur një marrëveshje e re për nxjerrjen e qymyrit dhe baltës së xeherores në ‘REK Manastir’ me kompaninë e Manastirit “Kompanitë Markovski” në vlerë prej 290 milion denarë apo rreth 5 milionë euro, tha deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski.

“Marrëveshja është arritur me procedurë të koordinuar pa u publikuar shpallja publike. Firma është në pronësi të banorit të Manastiri Borçe Markovski, i cili ishte konsull në Bjellorusi, përndryshe në publik njihet si miku i mirë dhe i afërt i Sasho Mijallkovit. Firma e tij nga viti 2008 e deri më tani ka fituar tenderë me vlera më të larta se 60 milion euro. Kjo kompani është ngushtë e lidhur me udhëheqësinë e lartë të VMRO-së”, thotë Kovaçevski

Sipas Kovaçevskit, për shkak të tenderëve të ngjashëm, çmimi i rrymës vazhdimisht rritet, kurse faturën për këtë e paguajnë banorët.

“Deputetët e VMRO-së me bllokimin e Parlamentit mundësojnë vazhdimin e bizneseve të Gruevskit, kurse stopojnë formimin e qeverisë së re të reformuar, e cila do të kujdeset për banorët. Pas ndryshimeve do të ketë edhe revizion për punën e qeverisë së deritanishme dhe do të ketë përgjegjësi për të gjitha keqpërdorimet që janë bërë”, shtoi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button