Pamje drithëruese/ Momenti i parë dhe i fundit për një nënë, me fëmijën në krahë

Laura Sheehan kurrë nuk do ta harrojë momentin kur mbajti djalin e saj për herë të parë në krahë. Por ky ishte edhe i fundit.Më 19 qershor, dy vjet më parë, zonja Sheehan dhe burri i saj Brett sollën në jetë djalin e tyre Beau në një spital në jug të Francës. Por djalit të tyre të bukur, ende pa lindur, zemra e tij e vogël i kishte ndalur së rrahuri.

Beau ka lindur duke fjetur, dhe kjo është historia e zonjës Sheehan. Tani ajo e ka ndarë këtë foto, kujtim i paharrueshëm për të dhe bashkëshortin, dhe ka marrë mijëra shpërndarje në internet.“Unë do ta mbaj gjithmonë në zemër fytyrën tënde të bukur”, shkroi ajo.

Ajo është nënë e dy femijeve te tjere.

“Nuk kishte asgjë, vetëm heshtje dhe unë vuaja dhe qaja, vetëm në heshtje, për zhurmën e të porsalindurit, për zhurmën e fëmijës tim”, shkruante Sheehan.

llll_1491475039-7306387

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button