Izraeli tërësisht i mbështet sulmet raketore të SHBA-së në Siri

Izraeli shfaqi mbështetje të plotë për sulmet e SHBA-së ndaj bazës siriane të FAU dhe i cilësoi si “mesazh të fuqishëm” të cilin duhet ta dëgjojnë Irani dhe Koreja e Veriut, kumtoi kabineti i kryeministrit, Benjamin Netanjahu.

“Izraeli tërësisht e mbështet vendimin e presidentit, Donald Tramp dhe shpreson se ky mesazh i vendosmërisë, si përgjigje ndaj regjimit të Bashar Asadit, do të dëgjohet jo vetëm në Damask por edhe në Teheran, Phenian dhe në vende të tjera”, thuhet në kumtesën e Kabinetit.

Izraeli thekson se “me sulmet Tramp dërgoi mesazh të fuqishëm se nuk do të tolerohet përdorimi dhe përhapja e armëve kimike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button