Asad: Vendet e ish-Jugosllavisë çdoherë i kemi konsideruar si miqtë tanë

Presidenti i Sirisë Bashar al Asad deklaroi se qytetarët e Sirisë, vendet e ish-Jugosllavisë “çdoherë i kanë konsideruar si miq të tyre”.

Ai theksoi se nuk e di sa xhihadistë dhe terroristë nga Ballkani luftojnë në Siri.

Në intervistën për “Veçernji list” kroat, Asadi ka theksuar se është e mundur që Siria të mos i ripërtërijë marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Kroacinë, duke theksuar se Zagrebi ka shumë interesa në Damask.

Ai shtoi se gjithçka varet nga orientimi politik i Qeverive aktuale.

“Nëse do të ekzistonin gabime në politikë, veçanërisht ato që i kanë bërë qeveritë paraprake, është shumë e lehtë për qeveritë e ardhshme ose momentale që të ripërtërihen ato marrëdhënie. Ne, në tërë historinë tonë pasi kanë filluar marrëdhëniet mes nesh dhe Kroacisë tani dhe ish-Jugosllavisë paraprakisht, asnjëherë nuk kemi bërë hap armiqësor ndaj atyre vendeve. Çdoherë i kemi konsideruar si miq”, theksoi Asad dhe pyeti çfarë arsyetimi ka Qeveria kroate për dërgesën e armëve të terroristëve në Siri, që do të shfrytëzohet për vrasjen e sirianëve të pafajshëm.

“Mendoj se nuk ka arsyetim për atë dhe shpresoj se Qeveria e tanishme nuk e pranon këtë”, potencoi presidenti sirian.

Në pyetjen nëse ekziston numër i madh i xhihadistëve dhe terroristëve nga Ballkani në Siri, ai sqaroi se nuk ka informacione të sakta për shkak të Turqisë, që e mbështet rritjen e pranisë së terroristëve në Siri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button