SHBA, burg përjetë ish-baronit meksikan të drogës

Njëri nga ish-baronët meksikanë të drogës, Alfredo Beltran Leyva, me nofkën “Mochomo”, është dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Për 46 vjeçarin Leyva, ish-partner i baronit meksikan të drogës Joaquin Guzman që njihej me nofkën “El Çapo” (xhuxhi), Gjykata federale në kryeqytetin amerikan Washington ka caktuar dënim me burgim të përjetshëm për trafikim të drogës.

Po ashtu, Leyvas i është caktuar edhe dënim me para në vlerë prej 529 milionë dollarësh për futje të sasive të mëdha të drogës në SHBA.

Gjatë seancës gjyqësore, Leyva ka thënë: “Kërkoj falje për veprimet e mia që më kanë sjellë këtu”.

Prokuroria ka theksuar se Leyva ka kryesuar në fushatat e dhunës dhe frikës në Amerikën Veriore.

Nga ana tjetër, ish partneri i Leyvas, Guzman, pritet të gjykohet në SHBA për vrasje, trafikim, larje parash dhe komplotim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button