Nuhiu: Kanosjet për përsëritjen e krizës së refugjatëve janë reale

Kriza e emigrantëve është një prej krizave më të mëdha me të cilat ballafaqohemi pas Luftës së Dytë Botërore. Vendet e rajonit të cilat qëndrojnë në Rutën ballkanike të emigrantëve është e nevojshme të bashkëpunojmë për t’u ballafaquar me të, veçanërisht duke i pasur parasysh kanosjet nga përsëritja e mundshme e valës së emigrantëve, u theksua në brifingun diplomatik për aktivitetet e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI që u mbajt në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu e përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm me MARRI dhe me vendet fqinje dhe njëherësh theksoi se në ballafaqimin me numrin e madh të personave të cilët kaluan transit përmes Republikës së Maqedonisë, institucionet nacionale ishin në krye të detyrës dhe me sukses u përgjigjën përmes sigurimit të transitit të qetë, ndërsa nuk u rrezikua siguria e qytetarëve të Maqedonisë.

“Edhe pse kjo temë zuri vend të njëjtë në agjendat e tubimeve rajonale dhe ndërkombëtare siç ishte para një viti. Megjithatë, duhet pranuar se kanosjet janë objektive dhe se mundësia për përsëritje është reale, prandaj të gjithë së bashku duhet të jemi të gatshëm të ofrojmë përgjigje rajonale gjithëpërfshirëse nën krahët e partnerëve tanë të BE-së”, theksoi Nuhiu.

Ambasadorja e Serbisë si vend kryesues aktual me nismën, Dushanka Divlak Tomiq theksoi se si vend transitor i cili ndodhet në mes të Rutës ballkanike është një prej atyre vendeve të cilat janë më të vetëdijësuara për këtë problem.

“Nga MARRI si nismë unike presim të sigurojë jo vetëm ndihmë profesionale, planifikimin e aksioneve të përbashkëta por edhe kontribut konkret për krijimin e planeve të reja vepruese, si dhe mbështetje në koordinimin dhe zbatimin me mekanizmat ekzistuese të të gjithë pjesëmarrësve në MARRI. Nga partnerët e MARRI presim t’i investojnë angazhimet e tyre dhe t’i ofrojnë zgjidhjet më të mira për krizën e emigrantëve”, tha ambasadorja Divlak Tomiq.

Për buxhetin për Nismën MARRI për vitin 2017 janë paraparë 500.000 euro. Në qershor të këtij viti duhet të miratohet edhe strategjia për vitin 2017-2020. Kryesuese e radhës me nismën është Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button