Nëse Barcelona eliminon Juventusin, ky yll i madh i botës nënshkruan në Camp Nou (FOTO)

Gjithsesi ka dhe mediat të tjera që thonë se rinovimi do të varet dhe nga kualifikimi ose jo ndaj Juventusit.

Në Barcelonë të gjithë janë në pritje të firmës së Lionel Messit që mesa duket do të vijë në muajin Maj. Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2018 por palët duket se e kanë gjetur gjithën e përbashkët për ta shtyrë bashkëpunimin deri në vitin 2022.

Mediat pranë klubit katalanas sigurojnë se tashmë shumë çështje janë sheshuar dhe mbetet thjesht që të hidhet e zeza mbi të bardhë. Në vitin 2022 kur do të skadojë edhe kontrata që do të nënshkruhet, numri 10 do të jetë 35 vjeç, çka do të thotë se aventura e tij europiane do të mbyllet te klubi ku u rrit dhe kaloi gjithë karrierën e tij duke fituar gjithçka. Gjithsesi ka dhe mediat të tjera që thonë se rinovimi do të varet dhe nga kualifikimi ose jo ndaj Juventusit.

Por ndërkohë që kapiteni duket se ka qetësuar tifozët katalanas, një çështje që vazhdon të mbetet e hapur është ajo e brazilianit Neymar. Rinovimi i numrit 10 është një tjetër arsye që braziliani të mendojë lamtumirën, por kjo do të ndodhë vetëm në rast se një klub pranon të paguajë klauzolën e largimit të tij prej 200 milionë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button