Bankat në Maqedoni i duan paratë e shqiptarëve, por jo dhe gjuhën shqipe

Nga gjithsej 17 banka komerciale që funksionojnë në Maqedoni, vetëm “Prokredit Bank” dhe “Halk Bank” në ueb faqen e tyre kanë informata edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa më madhe e bankave në Maqedoni diskriminojnë gjuhën shqipe dhe klientët shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.

Përkundër faktit se tre bankat më të mëdha, si “Stopanska banka”, “Komercijalna banka”, “NLB banka”, edhe pse numër të konsiderueshëm të klientëve i kanë shqiptarët, në ueb faqet tyre nuk japin version të informatave edhe në gjuhën shqipe.

Pothuajse të gjitha bankat në ueb faqet e tyre, informatat për shërbimet bankare i japin vetëm në maqedonisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button