fbpx

Shpërthimi në metronë e Shën Petersburgut është sulm terrorist

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë, Aleksandır Kurennoy, e ka cilësuar sulm terrorist shpërthimin e dyfishtë në metronë në Shën Petersburg, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurennoy, në një deklaratë në kanalin Rusya-24, për shpërthimin duke përdorur fjalën sulm tha se ka nisur një hetim në shkallë të gjerë në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa në një deklaratë Komiteti i Luftës Kundër Terrorizmit (NAK) ka theksuar se një bombë tjetër në metronë e Shën Petersburgut është neutralizuar.

Në deklaratë është vënë në dukje se në stacionin në “Sheshi Ringjallja” në qendër të qytetit është përcaktuar një lëndë shpërthyese dhe është neutralizuar nga ekspertët e asgjësimit të lëndëve shpërthyese.

– Shpërthimi ka ndodhur mes dy stacioneve

Në deklaratën e NAK është bërë e ditur se shpërthimi ka ndodhur mes stacioneve “Sheshi Senaja” dhe “Instituti Teknologjik”.

Theksohet se shpërthimi ka ndodhur në momentin që treni ka qenë në lëvizje mes stacioneve. Ndër të tjera në deklaratën ku konfirmohet se kanë humbur jetën 9 persona bëhet e ditur se janë plagosur 20 persona të tjerë.

Pas shpërthimit janë mbyllur të gjitha stacionet e metrosë, ku dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të sigurisë duka marrë masat të gjera.

Ndërsa bëhet e ditur se janë rritur masat e sigurisë edhe në aeroportin e Moskës dhe Shën Petersburgut.

Për shkak të masave të sigurisë në Shën Petersburg janë formuar rradhë të gjata të automjeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button