Bexheti: Regjistrimi i popullsisë, farsë e radhës e VMRO-së

Regjistrimi i popullsisë i iniciuar nga VMRO-DPMNE-ja në manifestimin e saj ka për qëllim mbajtjen gjallë të debatit sa i përket përqindjes së shqiptareve e me këtë edhe tërheqjen e vëmendjes nga kriza reale dhe hetimet e Prokurorisë Speciale. Kështu  vlerëson Akademiku Abdylmenaf Bexheti, i cili ishte edhe nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit. Duke folur për regjistrimin e dështuar në vitin 2011, Bexheti shton se kjo strukturë para të dal me propozime të reja duhet të jep përgjegjësi edhe për keqpërdorimin e fondeve të regjistrimit aso kohe, njofton Alsat M.

Akademiku Bexheti këmbëngul se në Maqedoni nuk do të mund të realizohet regjistrim i popullsisë i cili nuk do të përfshijë edhe shqiptarët të cilët veprojnë jashtë Maqedonisë. Sipas Bexhetit ka disa indikatorë pse shqiptarët në diasporë duhet të përfshihen në regjistrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button