Në Kolumbi konfiskohet sasi rekorde e kokainës prej gjashtë tonë

Policia në Kolumbi konfiskoi mbi gjashtë tonë kokainë të dedikuar për tregun e zi në Spanjë, që deri më tani është konfiskimi më i madh i drogës në këtë shtet.

“Policia deri më tani i dha goditjen më të madhe krimit të organizuar pasi që konfiskoi 6.134 kilogramë kokainë në vendin Barankilja. Kokaina është dedikuar për Spanjën”, kumtoi policia.

Droga i ka takuar grupit kriminel Klani i gjirit të cilin e kryeson, Dairo Antonio Uzuga, për momentin krimineli më i kërkuar në Kolumbi. Klani i tij përbëhet prej pjesëtarëve të njësiteve paramilitare djathtiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button