Fitojnë Shkupi e Shkëndija, Renova ndalet në Kratovë

Ka përfunduar xhiroja e 24-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, ku ekipet e kreut të tabelës, Vardari dhe Shkëndija kanë marrë fitore, ndërsa ka vazhduar serinë pa disfata edhe ekipi i Shkupit, që fitoi Pelisterin në shtëpi.

Skuadra e Shkëndijës e kishte shumë të lehtë në duelin ndaj Makedonija Gj.P, duke shënuar fitore të lartë me rezultat 5:1. Tre gola të Dino Medjedoviç dhe dy të Besart Ibraimit, i sollën pikët të reja Shkëndijës, ndërsa Jane Ivanovski shënoi golin e nderit për mysafirët.

Shkupi ka marrë tri pikë të mëdha në duelin e derbit të madh ndaj Pelisterit. Muharem Bajrami shënoi golin e tri pikëve nga gjuajtja e lirë në minutën e 21.

Vardari më lehtë se sa është pritur ka mundur Rabotniçkin në derbin lokal. Kojasheviç dhe Nikollov ishin autor të golave, ndërsa skuadra e Renovës ka pësuar disfatë nga Sileksi me rezultat 3:0. Panovski, Kalanoski dhe Nedeljkoviq ishin autor të golave. Ndeshja e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo në mes Pobedës dhe Bregallnicës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button