Kinë, shpallet alarmi portokalli nga ndotja e ajrit

Në qytetin verior të Kinës, Tianjin, nga ndotja e ajrit është shpallur alarmi portokalli tre ditor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në qytetin Tianjin është shpallur alarm portokalli, për shkak të rritjes së grimcave të dëmshme PM 2.5 në ajër për 6 deri në 8 herë nga vlera 25, vlerë e cila nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) pranohet si kufiri i lejuar i sipërm.

Në kuadër të alarmit që do të vazhdojë deri të martën, do të pezullohen aktivitetet e ndërtimit në qytet, do të jepen udhëzime që të reduktohen emetimet e gazrave të ndotur të fabrikave dhe do të ndalohet ndalja përkohësisht e disa automjeteve në trafik.

Alarmi portokalli në Tianjin, tregon nivelin e dytë më të lartë në sistemin e alarmit që tregon nivelin e ajrit të ndotur në vend. Sistemi në fjalë përbëhet nga 4 shkallë, kaltër, verdhë, protokolli dhe i kuq.

Qytetet më të mëdha të Kinës si pasojë e zhvillimit dhe industrializimit të shpejtë gjenden mes qyteteve më të ndotura të botës. Qeveria e Pekinit veçanërisht nga viti 2014 është duke u munduar që të luftojë kundër ndotjes së mjedisit dhe ajrit.

Në vend në vitet e fundit janë zbatuar shumë masa për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit. Në kuadër të masave në fjalë, Ekipet për Kontroll të Ajrit, zbatojnë masa të ndryshme, si pezullimin e aktiviteteve të ndërtimtarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button