Ema Andrea hap fushatën kundër ndalimit të telenovelave të huaja në ekranet shqiptare

Fenomeni i shfaqjes së telenovelave në trojet shqiptare, por edhe më tej, është bërë shumë i pranishëm viteve të fundit nëpër televizione të ndryshme.

Telenovela të llojit turk, indian, spanjoll etj, shfaqen pothuajse në oraret kryesore të ditës, kur njerëzit janë më të lirë për të përcjellur televizionin.

Është shumë shqetësues fakti që ‘’viktima’’ të këtyre televizioneve në rastet më të shpeshta janë fëmijët, të cilëve iu imponohet të përcjellin seriale të tilla, për arsye të ndryshme.

Kjo duke u nisur prej faktit që familjarët stacionojnë një kanal të caktuar televizioni dhe me apo pavetëdije edhe të vegjëlve të një shtëpie iu imponohet të shikojnë .

E keqja më e madhe e telenovelave që shfaqen, është përmbajtja aspak e përshtatshme për moshat e reja, por as edhe për të rriturit, pasi që në këtë mënyrë mund të ‘’kopjojnë’’ skenat e tyre, të cilat në realitet janë fiksion.

E shqetësuar lidhur me këtë fakt është shprehur edhe aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea.

Ajo shkruan se këto telenovela duhet të censurohen, madje ajo thotë se do të formojë një shoqatë për të bërë fushatë kundër transmetimit të tyre.

Ja çfarë shkruan aktorja Ema Andrea:

‘’Me qe ka dale moda e censures! Une mendoj te censurojme telenovelat turke e indiane e cdo telenovele qe demton shendetin mendor te femijeve qe rrijne me gjysherit(pasi keto telenovela trasmetohem pa orare te kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) . Demtojne gjithashtu edhe figuren e femres! Besoj shume nene ne Legjislacion lejojne censuren per sa me lart!Une jam gjalle dhe nuk lejoj qe ideologjia maskiliste e ketyre veprave te dobeta artistike te me lendoje apo te drejtoje edukimin e brezit te ri kundrejt femres! Madje do bej nje shoqate e do marr ca fonde per kete fushate! E deklaroj te hapur!’’, transmeton Parrotlla.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button