Basha: Qeveria teknike po vjen

Në fjalën e radhës të mbajtur në çadrën e protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një apel për koalicionin në 4-vjetorin marrëveshjes PS-LSI.

“Për t’i thënë koalicionit të 1 prillit, vijini gishtin kokës! Nuk ka kthim prapa! Orët e republikës së vjetër janë të numëruara! Zgjidhja e vetme dhe e vërtetë është qeveria që do të grantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai, shkruan Top Channel.

Basha shprehu bindjen se qeveria teknike, që sipas tij, do të garantojë garën e lirë dhe të barabartë, po vjen dhe do të jetë realitet që “banda e pushtetit e lidhur me krimin nuk mund ta ndalë”.

“Kjo është beteja e gjithë betejave! Nuk varet vetëm fati i opozitës, apo Partisë Demokratike, por varet fati i Shqipërisë. Ose do të kemi një Shqipëri të rrënuar nga krimi, ose Shqipëri europiane ku qytetarët vendosin vetë për fatin e tyre”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button