Osmani: Po shqyrtojmë mundësinë e daljes nga qeveria teknike

BDI-ja është mbledhur në një takim të jashtëzakonshmët të kryesisë së saj, për të diskutuar krizën politike në vend, bllokadën në Kuvend, por edhe zgjedhjet e mundshme lokale, duke qenë se krerëve të Komunave iu përfundon së shpejti mandati ligjor i ushtrimit të funksionit të tyre. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, nga Reçica e vogël tregoi pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje, transmeton Alsat M.

Njëra nga pikat ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike ku jemi aktualisht me VMRO-DPMNE. Përmes kësaj lëvizje duam të shohim nëse mund të arrijmë të zhbllokojmë situatën politike të krijuar së fundmi. Për këtë çështje po diskutohen argumentet “pro” dhe “kundër”, nëse dalja nga qeveria teknike do ta lehtësonte këtë situatë. Ka argumente të ndryshme, se nëse tërhiqen ministrat, ligji i obligon funksionarët të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re, por edhe qëndrime se kjo mund të zhbllokojë situatën. Pika e dytë e rendit të ditës janë zgjedhjet lokale, sepse skadimi i mandatit kushtetues të krerëve të Komunave do të përkeqësonte më shumë krizën duke shkaktuar vakum ligjor në këshillat lokalë dhe do të bllokonte veprimtarinë në Komuna, – u shpreh Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së.

Më herët, gjatë ditës, deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili nuk e përjashtoi mundësinë edhe të iniciimit nga BDI-ja të një takimi liderësh për të zgjidhur krizën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button