fbpx

Është ulur prodhimtaria industriale

– Prodhimtaria industriale në dy muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është ulur për 1,9 për qind. Në shkurt të këtij vitit krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar ulja arrin 1,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Shikuar sipas sektorëve, te prodhimtaria industriale në sektorin e “minierave dhe nxjerrjes së gurit” në shkurt të këtij vitit në krahasim me muajin e njëjtë nga viti i kaluar është shënuar ulje prej 4,9 për qind, ndërsa 4,4 për qind në “industrinë e përpunimit”, Rritje prej 31,9 për qind statistika shënon në sektorin e “furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner”.

Ulja në sektorin e “industrisë së përpunimit” është rezultat para se gjithash, i uljes së prodhimit në sektorët për prodhim të prodhimeve ushqimore, pijeve, prodhimeve të duhanit, rrobave, prodhimeve të fabrikuara të metalit, përveç makinave dhe pajisjeve, pajisjeve elektrike dhe prodhimit të automjeteve motorike, rimoriko dhe gjysmë rimoriko.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në shkurt të këtij vitit, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje te “energjia” për 17,5 për qind, “prodhimet intermediare, përveç energjisë” për 1,2 për qind, “prodhimet e kapitalit” për 0,1 për qind, ndërsa ulje te “prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë” për 7 për qind dhe “prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë”, për 10,3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button