NATO mirëpret vizitën e Tillerson në Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pozitivisht ndaj vizitës zyrtare të Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Turqi të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg përshëndeti diskutimin mbi luftën kundër DEASH-it dhe bashkëpunimin në Siri ndërmjet dy aleatëve të aleancës ushtarake.

“Përshëndes diskutimin e dy aleatëve, SHBA-ve dhe Turqisë, mbi atë se si më së miri duhet luftuar kundër DEASH-it dhe si ata duhet të punojnë së bashku për të luftuar në mënyrën më të mirë të mundshme në veri të Sirisë”, tha Stoltenberg.

Deklarata e tij erdh gjatë vizitës së Tillerson në Ankara, ku ai u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin Binali Yıldırım dhe ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

Gjatë takimit të tij me zyrtarët turq, Tillerson diskutoi mbi luftën e Turqisë kundër DEASH-it, PKK-së, Organizatës Terroriste FETO dhe ekstradimin e kreut të FETO-s Fethullah Gülen, i cili banon në shtetin federal amerikan të Pensilvanisë.

Stoltenberg tha para gazetarëve se forcat e NATO-s nuk i ishin bashkuar operacionit në terren në veri të Sirisë, por kanë mbështetur përpjekjet e disa shteteve anëtare të NATO-s kundër terrorizmit në rajon.

Duke iu referuar një bastisjeje të kohëve të fundit të SHBA-ve në Mosul ku u vranë të paktën 200 irakianë, Stoltenberg tha se është duke pritur për rezultatet e disa raporteve të ndryshme për të folur në lidhje me incidentin.

Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Aleancës ushtarake ndërqeveritare takohen në selinë e saj në Bruksel të premten për të diskutuar mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Çavuşoğlu pritet të marrë pjesë në takimin i cili gjithashtu do të hapë rrugën për një mbledhje në Bruksel të liderëve të NATO-s më 25 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button