Indonezi, vizita e parë e një presidenti francez në 30 vitet e fundit

Presidenti i Indonezisë, Joko Jokowi Widodo ka përshëndetur të mërkurën vizitën njëditore të presidentit francez, Francois Hollande, duke e cilësuar si ngjarje të rëndësishme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është një vizitë historike, meqë në 31 vitet e fundit, në Indonezi nuk kemi pasur vizitë nga ndonjë president francez”, tha Jokowi përmes komunikatës për shtyp të publikuar nga pallati presidencial në Xhakartë.

Vizita e fundit që është bërë në Indonezi nga një president francez, ka qenë ajo e Francois Mitterrandit në vitin 1986.

Jokowi tha se të dyja shtetet kanë pikëpamje të njëjta lidhur me disa çështje ndërkombëtare përfshirë zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë përmes formulës “dy shtete”.

Vendet ranë dakord gjithashtu edhe për mënyrën e luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, duke përcjellë mesazhe të tolerancës fetare dhe eliminimit të ksenofobisë.

Indonezia dhe Franca nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në pesë fusha të ndryshme, si në fushën e mbrojtjes, zhvillim të qëndrueshëm urban, kërkim, peshkim dhe detari, si dhe turizëm.

Hollande, mandati i të cilit përfundon këtë maj, tha se shpresonte që bashkëpunimi të ketë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat i quajti “fuqi të mëdha demokratike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button