fbpx

Trajneri i BeH-së: Kemi përballë një skuadër dinjitoze

Trajneri i përfaqësueses së  Bosnjës Hercegovinës në futboll, Mehmed Bazdareviç, ka dalë sot në një konferencë për mediat një ditë përpara miqësores me Kombëtaren e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dua të them që kemi disa mungesa nga titullarët, por ne kemi arritur të sigurojmë nga të rinjtë të cilët mund të përfaqësojnë denjësisht skuadrën tonë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi përballë një skuadër dinjitoze dhe të përgatitur mirë, por dua të them se kemi shansin të shohim nga afër disa lojtarë që duan të jenë titullarë në këtë skuadër në të ardhmen. Ndërsa kjo ndeshje do të shërbejë gjithashtu si një provë e mirë për ndeshjen me Greqinë.’’

Ndërkohë skuadrën e Shqipërisë, lojtari i Bosnjës, Senad Luliç, e ka cilësuar si një kundërshtar të fortë. “Shqipëria ka përparuar shumë në vitet e fundit, por në këtë ndeshje ne jemi me emra të rinj për të parë të ardhmen e skuadrës sonë’’, ka shtuar ai.

Ndërkohë lidhur me mungesën e Pjaniç, drejtuesi i skuadrës boshnjake ka thënë se ai është lojtari më i mirë, por “mendoj se nëse ne do të kryejmë rolin tonë të gjithë ashtu siç duhet do të mund t’ja arrijmë edhe përpara një skuadre siç është Shqipëria.”

“Bosnja dhe Hercegovina pas shumë vitesh është përsëri përballë Shqipërisë. Normalisht kanë kaluar shumë vite dhe janë zhvilluar skuadrat. Ka më shumë tifozë dhe futboll më të mirë. Më vjen mirë për të dyja skuadrat dhe jemi të lumtur që takohemi sërish”, theksoi Bazdarevic.

Ndeshja e 28 marsit që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”  është përballja e pestë midis dy kombëtarëve.

Nga ana tjetër skuadra e Shqipërisë është duke zhvilluar senacat e stërvitjes në qytetin e Durrësit. Ndërkohë një dalje për mediat ka zhvilluar edhe trajneri i kësaj skuadre, Gianni De Biasi, sot pasdite. Ai ka thënë se do të luajnë për një fitore ndërsa më shumë është ndalur në problemet e fundit me futbollistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button