Filloi votimi i parakohshëm për referendumin në Turqi

Në vendkalimet kufitare, aeroportet dhe portet në Turqi sot filloi votimi në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në vend, lajmëroi TASS. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kutitë e votimit janë vendosur në 18 aeroporte, gjashtë vendkalime kufitare dhe në shtatë porte.

Shtetasit turq të cilët jetojnë në vendet evropiane, gjithashtu sot mund të deklarohen në referendum me të cilin kërkohen autorizime më të mëdha për presidentin e shtetit. Për ta, në territorin e BE-së, janë hapur rreth 30 vendvotime në qytete të ndryshme të Gjermanisë, Francës, Austrisë. Belgjikës, Zvicrës dhe Danimarkës. Kutitë e votimit gjenden kryesisht në objektet e përfaqësive diplomatike të Turqisë.

Shtetasit turq të cilët udhëtojnë jashtë vendit, si dhe ata të cilët jetojnë në vendet e Evropës, mund të votojnë në referendum deri më 9 prill. Pastaj fletëvotimet do të përpunohen dhe dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deklarimi për referendumin në Turqi do të mbahet më 16 prill. Në Evropë, sipas vlerësimeve të ndryshme, jetojnë rreth pesë milionë turq me shtetësi të dyfishtë, vëren TASS.

Ndryshimet e propozuara kushtetuese të cilat janë mjet i deklarimit për referendumin, parashikojnë kalim drejt sistemit presidencial të menaxhimit. Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe ithtarët e reformës kushtetuese vlerësojnë se ajo do të çojë deri në udhëheqje të fuqishme, të nevojshme që të pengohet kthimi i pushtetit të qeverive jostabile të koalicionit nga e kaluara. kritikët e ndryshimeve kushtetuese thonë se ata do ta rrisin autoritarizmin në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button