Kallëzim penal për pronarin e qenve nga Baçishta që shkaktuan vdekjen e fëmijës

Policia ka ngritur kallëzim penale kundër Sh.V (49) nga fshati Baçishtë i Kërçovës, qentë e të cilit javën e kaluar sulmuan një fëmijë katër vjeçar.

Siç kumtoi MPB, kallëzimi është parashtruar për shkak të dyshimit të themeluar për vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Sulmi ka ndodhur më 16 mars, ndërsa nga lëndimet e rënda që i ka marrë gjatë sulmit, fëmija ka ndërruar jetë më 19 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button