fbpx

Fillon takimi i koalicionit global për luftën kundër DEASH-it

Në kryeqytetin e SHBA-ve në Ushington sot me fjalimin hyrës të sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson filloi “Takimi i Koalicionit Global të ministrave të jashtëm për luftimin e DEASH-it”, në të cilin po marrin pjesë ministrat e punëve të Jashtme nga 68 shtete, përfshirë edhe Turqinë dhe Kosovën, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi ku Turqia po përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, kurse Kosova nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj po mbahet në objektin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në fjalimin e tij hyrës, Tillerson vlerësoi gjendjen e fundit në Siri dhe Irak, ku theksoi se DEASH nëpërmjet një versioni të prishur të Islamit iu dërgon masave mesazhe të gabuara. Sipas tij lufta kundër DEASH-it ka të bëjë edhe me luftën kundër këtij mesazhi.

“Ne e dimë që në Lindjen e Mesme kemi sfida të shumta të cilat na mundojnë, por mposhtja e DEASH-it është qëllimi jonë i parë në rajon”, tha Tillerson.

Duke theksuar se në rajon kanë prioritete të shumta, Tillerson tha se lufta kundër DEASH-it është para së gjithave. Ai po ashtu tha se do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e duhura në rrugën e arritjes së këtij qëllimi.

Duke theksuar se lufta kundër DEASH-in tani ka kaluar në një fazë të re, kryediplomati i SHBA-ve përshkroi këtë proces si eliminimi i DEASH-it në mënyrë rajonale nëpërmjet forcave ushtarake.

Ai po ashtu tha se në luftën kundër DEASH-it synojnë që refugjatët të kthehen përsëri në shtëpitë e tyre, duke u krijuar vende të përkohshme të sigurta

Duke mos hyrë në detaje lidhur me vendet e sigurta, Tillerson tha se duhet të bëjnë më shumë përpjekje për ta përmirësuar gjendjen njerëzore në Siri dhe Irak.

Së fundi Tillerson vuri në dukje se DEASH po mundohet që t’ia përcjell njerëzve mesazhin e vet të gabuar në tërë botën nëpërmjet botës virtuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button