Katari njofton të infektuarin e parë këtë vit nga “kontravirusi”

Katari ka njoftuar për pacientin e saj të parë në vitin 2017, i cili është infektuar me Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme (MERS), i njohur si “kontravirus”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha të martën se një person 62 vjeçar dyshohet se është infektuar nga virusi.

“Banori është vendosur në karantin ku do të marrë kujdesin e duhur mjekësor”, thonë nga ministria.

Virusi MERS për herë të parë u shfaq në Katar në vitin 2012 dhe që atëherë ka shkaktuar shtatë të vdekur, ndërsa infektimi i fundit me kontravirusin në shtetin e vogël të Gjirit, është raportuar në maj të vitit të kaluar.

Virusi MERS, për të cilin akoma nuk është zbuluar ndonjë ilaç, shkatërron mushkëritë dhe veshkat dhe supozohet se kontakti fizik afatgjatë me të prekurin, mund të çojë në infeksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button