Aliti: Kreu i ri i Kuvendit nuk mund të bllokohet

Nëse partitë politike parlamentare nuk arrijnë konsensus për përbërjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedhja e kryeparlamentarit të ri megjithatë nuk mund të bllokohet. Ish nënkryetari i kuvendit, Rafis Haliti sqaron për televizionin Alsat M,  se propozimin për kreun e  parlamentit mund ta iniciojnë 20 deputetë nëse dështojnë përpjekjet për formimin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje që të konstituohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, rregullorja parasheh që së paku 20 deputetë të ngrenë iniciativë për propozimin e Kryetarit të Kuvendit dhe me propozim të 20 deputetëve atëherë nuk pritet që Komisioni për zgjedhje dhe emërime të jep propozimin e vetë por direkt në seancën parlamentare bëhet propozimi i 20 deputetëve dhe vihet në votim emri i atij personi i cili është i propozuar për Kryetar Kuvendi dhe kuptohet hapet rrugë që jo vetëm Komisioni për zgjedhje dhe emërime por edhe komisione të tjera të cilat janë të patjetërsushme për funksionimin e Kuvendit të zgjidhen “– deklaroi Rafis Haliti, ish nënkryetari i Kuvendit.

Duke iu referuar Rregullores së punës së Kuvendit, Haliti tha se nuk ka rëndësi se sa anëtarë do të ketë Komisioni për zgjedhje dhe emërime por është e domosdoshme që ky numër të jetë tek dhe në përpjesëtim me numrin e deputetëve të partive politike parlamentare.

“Si të gjitha komisionet edhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime duhet të ketë numër tek të anëtarëve dhe numri i anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime do të varet prej koordinimit të koordinatorëve apo përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Gjithsesi rregullorja parasheh që në atë komision të ketë përfaqësim të drejtë dhe adekuat të partive politike të cilat janë pjesë e Kuvendit “– thotë Haliti.

Rregullorja për punën e Kuvendit nuk parashikon në mënyrë precize numrin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, por në përbërjen e deritanishme ky komision ka pasur 13 anëtarë. Përflitet se në bazë të mandateve që fituan partitë në zgjedhjet e fundit, 6 anëtarë duhet të jenë nga VMRO DPMNE-ja, 5 nga LSDM-ja, 1 nga BDI-ja dhe 1 nga Lëvizja Besa. Në këto rrethana mazhoranca mund të propozojë emrin e ri të kreut të kuvendit nëse nuk shfaqet ndonjë pengesë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button