Izraeli kërcënon regjimin e Sirisë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, ka kërcënuar regjimin e Sirisë me asgjësimin e baterive të mbrojtjes ajrore, në rast se përsëritet vendosja në objektiv e avionëve izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim para izraelitëve të sapomarrë ushtarë në bazën ushtarake Tel HaShomer në qytetin Ramat Gan, Liberman tha se “Në rast të provokimit të avionëve izraelitë nga sistemet mbrojtëse të regjimit sirian, Izraeli do të eliminojë të gjitha bateritë e mbrojtjes ajrore të këtij vendi.”

Sipas lajmit të radios shtetërore të Izraelit, Liberman gjithashtu ka theksuar se “Izraeli nuk do të lejojë kurrë që Hizbullahut ti transportohen armë nga Siria.”

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë më parë në lidhje me sulmin ajror të ndërmarrë në Siri nga avionët izraelitë, ditën e premte ishte shprehur se “do ta ripërsëritin nëse do të jetë e nevojshme dhe për të parandaluar transferimin e armëve ndaj Hizbullahut.”

Ndërsa ushtria e Sirisë në një deklaratë kishte pretenduar se kishin rrëzuar një avion të Izraelit dhe se kishin qëlluar edhe një tjetër. Ushtria e Izraelit duke mohuar këtë deklaratë, kishte deklaruar se asnjë avion luftarak i Izraelit nuk është dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button