Kalin: Evropa “frikësohet” nga turqit dhe Turqia

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, duke theksuar se Evropa frikësohet nga një musliman që ka vajtur shumë më parë atje, ka frikën nga turqit dhe madje herë pas here turkofobia tejkalon islamofobinë, tha se “Ata shqetësohen sa herë që Turqia ngre zërin, kur ajo i shqyrton dhe i prish planet e përgatitura në vende të tjera, që i vihen përpara, kur gjithashtu në Turqi ka edhe një lider si Tayyip Erdoğan, i cili ia përplas fytyrës gabimet e Perëndimit dhe Evropës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın i është përgjigjur pyetjeve të Hakan Çelik në CNN Türk në lidhje me zhvillimet aktuale. “Pas një muaji kjo situatë do të ndryshojë. Në Holandë u mbajtën zgjedhje, në Gjermani do të mbahen në shtator, në Francë në maj dhe ndoshta nga ana e konjekturës do të ndryshojë, por kjo valë në thellësi do të vazhdojë. Sepse ende sot një pjesë e rëndësishme e evropianëve bashkë me përjetimet e vërejnë botën me një perspektivë me qendër perëndimin. Çdo gjë që nuk është në përputhje me standardin e tyre mund ta shpallin jashtë standardit. Ne ende i shikojmë këto, i përjetojmë sigurisht në mënyra të ndryshme. Për këtë arsye këto punime ndoshta tërheqin vëmendjen sadopak edhe nga pikëpamja e shqyrtimit të perspektivës historike me qendër perëndimin, Evropën”, tha ai.

– “Shumica e zhvillimeve të përjetuara sot me Evropën janë historike”

Pasi ka theksuar se shumica e “zhvillimeve të nxehta” të përjetuara sot me Evropën shkaktohen nga paragjykimet dhe çështjet historike, İbrahim Kalın, tha se “Për shembull tensionet e përjetuara në kohët e fundit me Gjermaninë… e cila normalisht është një vend që kemi marrëdhënie të mira prej shumë kohësh. Afërsisht 3 milionë qytetarë tanë jetojnë atje. Edhe më parë në një situatë ku nuk ka patur tensione të tilla, sa herë që presidenti ynë shkonte në Gjermani, vizita dhe takimi me qytetarët tanë atje ka qenë gjithmonë një çështje kritikash.”

“Mendoni pak qytetarët tanë që kanë vajtur në Gjermani gjatë viteve 60-të nëpërmjet një marrëveshjeje për të zhvilluar ekonominë gjermane. Punonjësit turq atje kanë një kontribut, një mund për Gjermaninë që ka ardhur sot në këtë pikë në vitin 2017. Këto njerëz atje kanë punuar në përputhje me ligjet, kanë paguar taksat dhe kanë ofruar kontribut në atë shoqëri”, është shprehur Kalın.

Ai ka shtuar më tej se “Presidenti ynë iu ka bërë thirrje qytetarëve atje ‘integrohuni’, por mos humbisni identitetin. Në pjesën e parë duartrokasin, por kur vijmë në pjesën e dytë ku ai shprehet ‘mos humbisni identitetin, gjuhën tuaj’ ata thonë ja ‘erdhi Erdoğani dhe nxiti turqit në Gjermani’. Por kur vërejmë debatet e shumta në Evropë thuhet se ‘përsa kohë që integrohen mund të jetojnë me gjuhë dhe kultura të ndryshme’, por ajo që gjermanët synojnë është asimilimi dhe jo integrimi. Pra të lënë mënjanë historinë, kulturën, identitetin, memorien kolektive, të ndërpresin marrëdhëniet me Turqinë. Normalisht këto a mund t’ia kërkoni që të shkëpusë lidhjet me rrënjët e tij një gjermani, italiani, hebreu që jeton në Amerikë? Nuk mundeni. Dhe kur bëhet fjalë për refugjatë që nuk janë perëndimorë iu thuhet ‘shkëputni rrënjët, lidhjet tuaja, këtu hapni një faqe të re dhe bëhuni njerëz tërësisht ndryshe’. Kjo është njëra prej gjërave që qëndron pas debateve që përjetojmë aktualisht me Gjermaninë.”

Ndër të tjera në fjalën e tij pasi tha se marrja e Stambollit nga Fatih Sultan Mehmet ka qenë një shok i madh për Evropën dhe se që nga ajo kohë evropianët nuk i kanë falur asnjëherë turqit, Kalın është shprehur se me ky është një prej elementëve historik të problemeve që përjetohen ditët e sotme me Evropën.

“Gjermania ka nevojë që të tjetërsojë problemet e saj, në një drejtim tjetër. Dhe këtë e kryen nëpërmjet figurës së Erdoğan-it. Në 1-2 vitet e fundit në shtypin gjerman ka një obsesion për Erdoğanin. Vazhdimisht shkruajnë rreth Erdoğanit. Kjo sigurisht që mund të diskutohet mbi disa shkaqe sociologjike, psikologjike, por për çfarë bëhet? Kur vëreni se pse kryhen, kujt i referohen këto është shumë e qartë. Gjermani vazhdon të përjetojë brenda saj një problem të integrimit. Në të gjithë Evropën ka një kërkim, drejt kujt do të shkojë e ardhmja e Evropës? Aktualisht Gjermania, kryesisht pas largimit të Britanisë është bërë liderja e padiskutueshme e BE-së, Evropës. Bashkë me këto ka edhe një kërkim të identitetit. Ku në njërën anë presidenti ynë është si një pasqyrë për mangësitë, mëkatet dhe të metat e Perëndimit. Kjo gjithashtu qoftë edhe për Sirinë, Palestinën, Somalinë dhe rendin botëror…Është lideri i vetëm që ka mundur të shprehë në çdo vend, ndaj presidentëve të shteteve të OKB-së se “Bota është më e madhe se 5. A ka ndonjë tjetër?”, ka vlerësuar ndër të tjera Kalın.

Më tej ai ka theksuar se “Perëndimorët, kryesisht evropianët shqetësohen kur shikojnë veten e tyre në atë pasqyrë. Sepse atje vërejnë të metat e tyre. Por në vend që të rregullojnë veten e tyre ata preferojnë të sulmojnë personin që mban në dorë pasqyrën. Sulmojnë Tayyip Erdoğanin. Dhe sigurisht është edhe një pjesë kryesisht nëpërmjet Gjermanisë e cila vëren njëanshëm Turqinë, presidentin tonë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button