fbpx

Gostivar, program përkujtimor për dëshmorët e Çanakkalasë

Në kuadër të 102 vjetorit të Betejës së Çanakkalasë sot në Gostivar u mbajt program përkujtimor për dëshmorët e rënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e zhvilluar në Shkollën “Mustafa Kemal Ataturk”, në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë.

Zëvendës kryetari i Shoqatës Islame “Milli Gorus” (IGMG) Murat Ileri, në një deklaratë për AA, tha se sot janë mbledhur për të ndarë kujtime të mira në Maqedoni.

Ai tha se sot janë mbledhur për të kujtuar gjërat që kanë ndodhur në Çanakkala dhe personazhet të cilët kanë udhëhequr muslimanët në mbarë botën.

“Jemi këtu për të ringjallur gjërat që kanë përjetuar paraardhësit tanë dhe të rrisim ndërgjegjësimin e të rinjve të sotëm. Do të bëjmë një udhëtim me vëllezërit tanë”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Shoqatës Genç Kalemler, Beytullah Yusuf, theksoi në rëndësinë e 18 Marsit për botën turke dhe Islame.

Ai duke treguar se beteja e Çanakkalasë është një fitore madhështore për popullun turk, tha se si shoqatë këtë vit për të tretën herë me radhë janë duke organizuar program përkujtimor për 18 Marsin “Dëshmorët e Çanakkalasë”.

Programi i cili filloi me leximin e një pjese nga Kur’an-i Kerim vazhdoi me konferencën në lidhje me personat që kanë dhënë kontribut për Islamin dhe dëshmorët e Çanakkalasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button