Netanyahu reagon për sulmin e forcave izraelite në Siri

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se forcat izraelite kanë sulmuar një autokolonë e cila transportonte armë moderne për Hizbullahun dhe se nëse është e nevojshme do ta bëjnë përsëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu ka publikuar një deklaratë me video për mediat ku thotë: “Politika jonë është shumë konsekuente. Sapo konstatuam se po transportoheshin armë moderne drejt organizatës terroriste Hizbullah vepruam dhe nëse do të kemi informacione të ngjashme, si dhe nëse do të kemi mundësi operacionale, do ta bëjmë përsëri”.

“Ajo që ndodhi dje kjo ishte. Kjo është ajo që do të ndodhe edhe në të ardhmen. Mund të ju tregoj një argument për këtë dhe argumenti është veprimi jonë”, ka shtuar ai.

Ditën e djeshme ushtria izraelite sulmoi disa pika përmes një operacioni ajror në Siri. Ndërkohë nuk ishte bërë e ditur se kujt i përkisnin këto pika të goditura.

Nga ana tjetër Siria kishte deklaruar se kanë rrëzuar një avion izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button