fbpx

Fitojnë Shkëndija e Renova, Shkupi merr një pikë (VIDEO)

Javë e bereqetshme ka dalë të jetë xhiroja e 23-të për ekipet shqiptare që luajnë në Ligën e Parë të Maqedonisë. Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka vazhduar me fitore, duke marrë tri pikë ndaj ekipit të fundit në tabelë Bregallnicës, në një lojë që ka dominuar ku shënuan 3 gola dhë pësuan një. Golashënues te Shkëndija ishin Besart Ibraimi, Besart Abdurrahimi dhe Armend Alimi, ndërsa në këtë ndeshje me karton të kuq është ndëshkuar Çelikoviç. Vlen të përmendet se lëndim të rëndë ka marrë Egzon Bejtullai, i cili është dërguar me ambulancë në spitalin e qytetit të Shtipit.

Fitore të madhe ka marrë edhe Renova ndaj Pelisterit. Argjend Gafurri i parë i ka dhënë erpësinë ekipit të Qatip Osmanit, ndërsa Pelisteri ka barazuar me Lucas në pjesën e dytë. Vetëm dy minuta para fundit hero i Renovës është treguar Stojan Velinov.

Skuadra e Shkupit ka mundur shumë lehtë të kthehet nga Prilepi me tri pikë ndaj Pobedës, pasi që të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu për mrekulli kanë menaxhuar me lojë, e cila është luajtur në stadium tepër të papërshtatshëm por edhe me erën e cila nuk lejonte që lehtë të kontrollohet topi.

Edhe pse në pjesën e parë ishin nikoqirët ata të cilët më shumë sulmuan, por taktika e vendosur mirë e trajnerit Nuhiu, bëri që Shkupi të arrijë e para deri të avantazhi.

Në minutën e 31-, Muharem Bajrami nga rivënia asiston për Dimitrija Llazarevskin për ti dhënë epërsi Shkupit. Në anën tjetër nga një rivënie këndi, kur nuk pritej se do të jetë rrezik për Zendelin, topi nga era merr një trajektore të kundërt dhe portieri shkupjan që shpesh është dhe hero i ekipit, nuk e arriti të kontroll topin, që përfundoi në rrjet. Në ndeshjet tjera Vardari me lehtësi dhe rezultat të lartë e ka mundur Makedonija Gj.P. 0:5, Rabotniçki e ka fituar Sileksin me 2:0.

Në tabelë kryeson Vardari me 53 pikë, Shkëndija ka 47, Rabotniç 39, Pelisteri 36, Renova 31, Sileksi 31, Shkupi 22, Pobeda 20, Makedonija Gj.P. 16 dhe Bregallnica 12 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button