Cilat janë të këqijat e kafes së mëngjesit

Gjëja e parë që shumica e bëjnë pasi t’i hapin sytë në mëngjes është pirja  e kafesë, kjo ndodhë pra, në lukth të thatë. Edhe pse kjo gjë cilësohet si diçka e keqe, shumë pak njerëz e dinë pse është ashtu. Këto janë gjërat e këqija që “kafja e mëngjesit” i lëshon në trupin tonë.

– Rrit thartirën në lukthin tonë

Rritja e thartirës në lukth shpie deri tek probleme të ndryshme të cilat mund të ju bëjnë të mos ndjeheni mirë gjatë tërë ditës. Niveli i lartë i thartirës në lukth me kohë mund të shkaktojë sëmundje serioze në lukth.

– Rrit ndjenjën e stresit dhe të molisjes

Pirja e tepërt e kafes rrit ndjenjën e stresit dhe të molisjes, sidomos kur e pini kafen në lukth të thatë, ky problem rritet edhe më shumë. Në mëngjes preferohet që me kafe të hahen edhe ndonjë gjë e ëmbël në mënyrë që të mos e keni lukthin e thatë.

– Ul nivelin e hormoneve

Arsyeja kryesore se pse kafja e rrit stresin dhe molisjen në trup është se ul nivelin e hormoneve dhe për këtë arsye fajtori kryesorë është kafeina. Kafja e mëngjesit në lukth të thatë mund të prodhimin e serotoninën, faktorit kryesorë të lumturisë. Studimet thonë se kur të ndalojmë së piri kafen në lukth të thatë do të jemi më të disponuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button