Keler: Ballkani është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian

Ballkani është pjesë e rëndësishme e Evropës dhe me këtë edhe i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, e prej këtu i përkrahim përpjekjet e vendeve ballkanike për inkuadrim në BE dhe kujdesemi për fatin e këtyre shteteve, deklaroi bashkëkryetarja e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin evropian, eurodeputetja gjermane, Ska Keler.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Stasburgu, duke i komentuar rezultatet nga Samiti i javës së kaluar të BE-së në Bruksel, ku një nga temat ishte edhe situata në Ballkanin Perëndimor, Keler ka shprehur brengosje për zhvillimin e situatës në rajon.

“Ne e ndjekim zhvillimin e situatës në Ballkan me brengosje të madhe”, tha eurodeputetja gjermane.

Ajo theksoi se ekzistojnë punë të cilat Europarlamenti mund t’i bëjë për rajonin e Ballkanit, siç është mbajtja e kontakteve me shoqërinë qytetare, sepse siç tha, kjo “e ndërton ardhmërinë”.

“Mirë është të ketë persona, të cilët luftojnë për të drejtat e qytetarëve për solidaritet, ne duhet t’u ndihmojmë atyre njerëve, do të jetë keq nëse ajo që është arritur të vendoset në pikëpyetje për shkak të korrupsionit”, tha Keler.

Ajo theksoi se nevojitet që politikanët “ta bartin dhe ndërmarrin përgjegjësinë e tyre për atë se si gjërat evaluojnë”.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë kontaktet me shoqërinë qytetare dhe ne me të vërtetë jemi të brengosur me atë se çka po ndodh në Ballkanin Perëndimor”, tha Keler.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button