Konstituimi i Parlamentit, BESA ka propozuar anëtar për Komision, partitë konsultohen

Kreu i Kuvendit në largim Trajko Veljanovski do të mund të vazhdojë seancën konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të ri, atëherë kur partitë politike të propozojnë kandidat për anëtarë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Alsat M.

Nga Kabineti i Veljanovskit sqarojnë se kjo mundësi buron si obligim nga Rregullorja e punës së Kuvendit dhe është pengesa e vetme e mos-vazhdimit të seancës konstituive.

Sipas burimeve nga kabineti i Veljanovskit në pjesën e parë të seancës konstituive më 30 dhjetor, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk kanë mundur të bien dakord se cilët do të jenë anëtarët e këtij komisioni dhe ai ka ndërprerë takimin koordinues me arsyetimin se nuk janë përmbushur kërkesat procedurale.

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, VMRO-DPMNE duhet të ketë 6 anëtarë, LSDM-ja 5 anëtarë kurse BDI-ja dhe BESA nga një anëtar. Që i njëjti komision të jetë funksional dhe të mund të votohet kryetari i ri, do të mjaftonin edhe vetëm 7 deputetë nga 13 sa janë gjithsej.

Nga LSDM-ja për Alsat M pranojnë se çështja e anëtarëve të këtij komisioni është akoma temë konsultimi në parti kurse nga Besa thonë se tashmë kanë propozuar deputetin Zekirija Ibraimi.

Nga VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me kandidatët e mundshëm të tyre. Partitë e shumicës parlamentare kanë pranuar se për herë të parë, Kreu i Kuvendit mund të jetë nga radhët e partive shqiptare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button