Verber: Jemi të shqetësuar për gjendjen në Maqedoni, Kosovë dhe BeH

Partia Popullore Evropiane (PPE) e cila është grupacioni më në numër në Parlamentin Evropian është e shqetësuar për gjendjen në Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për tërë Ballkanin, kumtoi kryetari i PPE-së në dhomën ligjdhënëse evropiane, Manfred Veber në raportim me gazetarët-korrespondentë në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, sipas politikanit gjerman në krye të partisë më të madhe evropiane, PPE është veçanërisht e shqetësuar sepse punët po keqësohen, tensionet rriten në Ballkan, veçanërisht që, siç tha Veber, Bashkimi Evropian nuk mund të premtojë diçka më shumë duke e pasur parasysh atë që zgjerimi i Unionit nuk do të ndodhë viteve të ardhshme dhe sipas tij, “as në dekadat e ardhshme”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen e Ballkanit. Kohë më parë isha në Kroaci dhe diskutova me presidentin e tyre dhe me kryetarin e Parlamentit për gjendjen në rajon. Alarmante janë gjendjet në BeH, Maqedoni dhe Kosovë. Punët atje po keqësohen dhe shikojmë tensione të rritura. Jemi të shqetësuar për Ballkanin, sepse e konsiderojmë si pjesë të Evropës”, theksoi Verber.

Sipas njeriut të parë të demokristianëve evropianë në Parlamentin Evropian, problem i madh për vendet e rajonit ballkanik është ajo që BE-ja nuk ka çka t’ju ofrojë.

“Zgjerim nuk do të ketë në vitet në vijim e ndoshta edhe në dekadat e ardhshme”, paralajmëroi Manfred Veber.

Në raportimin e sotëm me gazetarët në Strasburg, eurodeputeti gjerman theksoi se veçanërisht e shqetëson zhvillimi i ngjarjeve në Turqi dhe sulmet ndaj vendeve anëtare të BE-së dhe në tërësi të BE-së. Kjo spirale e eskalimit, sipas Veber, duket të ndalojë dhe theksoi se Unioni në tërësi qëndron pas Holandës, duke porositur se ngjarjet e mëtutjeshme me dhe rreth Turqisë nuk do të arrijë ta ndajnë Evropën.

Në këtë pikëpamje, për shkak të ngjarjeve vendore në Turqi, Verber në emër të Partisë Popullore Evropiane kërkoi që BE-ja t’i ngrijë negociatat inkuadruese me këtë vend, edhe pse theksoi se duhet të respektohet marrëveshja për parandalimin e fluksit të emigrantëve. Ai gjithashtu, e dënoi edhe zhvillimin e ngjarjeve në Poloni, ku sipas tij, tregohet se shteti izolohet nga Evropa me sjellje të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button