Gjykata e Drejtësisë e BE-së lejon ndalimin e simboleve fetare

Punëdhënësit mund t’ua ndalojnë punonjësve veshjen e simboleve të dukshme fetare, ka vendosur të martën, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, në shqyrtimin e saj të parë për çështjen e grave myslimane që mbajnë shamitë në vende pune, transmeton REL.

Në prag të zgjedhjeve në Holandë, vend ku imigracioni mysliman ishte një çështje kyçe dhe një parashikim për qëndrimet ndaj politikave të migrimit dhe refugjatëve në të gjithë Evropën, Gjykata e Drejtësisë dha një gjykim të përbashkët në rastin e dy grave, në Francë dhe Belgjikë, që u përjashtuan për shkak të refuzimit që të heqin shamitë, njofton Reuters.

“Një rregull i brendshëm i një ndërmarrjeje, që ndalon mbajtjen e ndonjë shenje të dukshme politike, filozofike ose fetare, nuk përbën diskriminim të drejtpërdrejtë”, tha Gjykata në një deklaratë të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button