Wenger: Kritika të padrejta pas humbjes nga Bayern

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger deklaroi se ekipi i tij padrejtësisht është kritikuar pas humbjes së thellë nga Bayerni i Mynihut (5:1) në takimin e dytë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve dhe e ka lavdëruar përgjigjen e ekipit të tij kundër klubit të ligës së pestë Lincoln City në çerekfinale të FA Kupës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas disfatës së dytë radhazi nga Bayerni, kur Arsenali me gjithsej 10:2 u përshëndet nga Liga e Kampionëve, “topxhinjtë” të shtunën me rezultatin 5:0 mposhtën klubin e nivelit të ulët Lincoln dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e garës më të vjetër të futbollit në botë.

“Vlerësoj se ekipi është kritikuar padrejtësisht për shkak të ndeshjes së fundit kundër Bayernit. Ne kishim një lojë të mirë kundër Bayernit, por loja jonën tonë e vrau referi. E kam shikuar lojën në tre raste ashtu që edhe më tej them se gjyqtari vrau lojën tonë. Mendoj se kemi patur një performancë të shkëlqyer përderisa ne ishim duke luajtur 11 në 11”, ka thënë Wenger.

Pavarësisht kritikave nga tifozët dhe dëshira e disa kritikëve për të lënë klubin e Londrës, eksperti francez nuk përjashtoi mundësinë e zgjatjes së kontratës me Arsenalin, e cila skadon këtë verë.

“Le të mos flasim shumë për mua, sepse kjo kohët e fundit ka ndodhur shpesh. Kam dëshmuar në jetë dhe se dëshiroj ti shërbej këtij klubi me përkushtim të plotë dhe këtë do ta bëj për sa kohë që jam këtu”, porositi Wenger i cili tashmë 21 vite udhëheq Arsenalin ndërsa është në kërkim të titullit të kampionit në Angli që nga viti 2004.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button