BE i bën thirrje liderëve politikë të Kosovës të vazhdojnë dialogun me Serbinë

Bashkimi Evropian ka njoftuar se rezoluta e Kuvendit të Kosovës me të cilën bëhet thirrje për pezullimin e dialogut me Beogradin, nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë dialogun.

“Rezoluta e miratuar në Parlamentin e Kosovës me të cilën bëhet thirrje për pezullimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në pajtim me atë me të cilën Kosova në mënyrë konstante është angazhuar”, tha zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç.

Ajo shtoi se Kosova gjithmonë ka qenë fuqishëm e angazhuar ndaj dialogut dhe normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Serbinë për shkak të qytetarëve të saj dhe për shkak të këtij progresi në dialog është parakusht në avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e deritanishëm dhe në këtë mënyrë të ecin përpara si në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, po ashtu edhe në perspektivën evropiane”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button