Mej me qëndrim pozitiv për punën e Donald Tuskut

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se Donald Tusk ka punuar mirë si kryetar i Këshillit Evropian.

Por, zëdhënësi i Mejit nuk saktësoi nëse kryeministrja britanike javën e ardhshme do të votojë për rizgjedhjen e Tuskut.

Mandati i Tuskut përfundon në maj dhe ai pothuajse ka mbështetje të madhe nga një numër i madh i vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian që të rizgjidhet për mandat të dytë prej 2,5 vjet.

Tentimi i Qeverisë euroskeptike polake për largimin e Tuskut nga funksioni i kryetarit i Këshillit Evropian nuk mori mbështetje në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Unionit, që u mbajt të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button