Profesori indian dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata në Indi ka dënuar me burg të përjetshëm një profesor dhe katër persona të tjerë me arsyetimin se kanë lidhje me gupet rebele komuniste të ndaluara, raporton Anadolu Agency (AA).

Një gjykatë në rajonin Gadchiroli në Maharashtra ka dënuar me burg të përjetshëm profesorin e anglishtes në një universitet në New Delhi Prof. G.N. Saibaba dhe katër persona të tjerë me akuzat për anëtarësim në Partinë Komuniste të Indisë (Maoiste) dhe për anëtarësim të personave të tjerë në parti.

Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar profesorin pasi një i akuzuar ka deklaruar se punonte me Saibaba si postier mes rebelëve maoistë të cilët veprojnë në pyjet në Chhattisgarh.

Gjithashtu njoftohet se Saibaba i cili është i paralizuar është dënuar përjetë në karrocën me rrota.

Saibaba i cili ishte arrestuar edhe në vitin 2014 me akuzën për anëtarësim në Partinë Komunistte të Indisë ka hedhur poshtë akzuat e drejtuara ndaj tij.

Guerilasit maoistë të cilët frymëzohen nga lideri revolucionar i Kinës Mao Zedong, që nga viti 1967 e deri tani kryejnë akte të armatosura në veri të Indisë, si dhe në shumë rajone në lindje dhe në qendër të vendit. Rebelët maoistë pretendojnë se luftojnë që popujt e fiseve dhe të varfërit të kenë të më shumë të drejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button