Hollande i shqetësuar për rritjen e ndikimit të partive anti-BE

Presidenti i Francës, Francois Hollande, paralajmëroi të hënën për ngritjen e partive të ekstremit të djathtë në Francë, por edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian të cilat sipas tij paraqesin kërcënim për të ardhmen e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me gjashtë gazeta të ndryshme evropiane, Hollande paralajmëroi se ekziston një “kërcënim” nga fakti se liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme. “Kërcënimi ekziston”, tha Hollande.

Ai vuri në dukje se lëvizjet e ekstremit të djathtë kurrë nuk kanë qenë në një rritje të tillë në 30 vitet e fundit, siç janë tani në Francë. “Mirëpo, Franca nuk do të dorëzohet”, tha ai, duke u zotuar se do të bëjë të pamundurën të ndalojë që kjo të ndodhë.

Liderja e Frontit Nacional, Le Pen, ka të ngjarë të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve të Francës, që do të mbahet më 23 prill.

Sondazhet tregojnë se ajo pastaj do të humb në raundin e dytë të balotazhit me Emmanuel Macron, kandidati i pavarur i Qendrës.

Hollande tha se të gjithë populistët ndajnë objektivin e njëjtë që është largimi nga Evropa, duke u mbyllur nga bota. “Detyra ime përfundimtare është të bëjë të pamundurën që të bindi Francën të mos bie preh e këtij projekti”, tha më tej Holande.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button